Real Madridi interesohet për Zhegrovën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Forma e jashtëzakonshme e Edon Zhegrovës, ka bërë që ekipi i madh nga Spanja, Real Madridi të shfaq interesim për futbollistin e Kombëtares së Kosovës.

Mediumet spanjolle të dielën kanë konfirmuar interesimin e Real Madridit. Thuhet se Zhegrova po pëlqehet shumë nga klubi madrilen, i cili po e sheh si përforcim të rëndësishëm në krah prej edicionit të ardhshëm.

Zhegrova këtë edicion është njëri prej lojtarëve kryesor të Lillet. 25-vjeçari ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 9 asistime në 39 paraqitje për ekipin francez në të gjitha garat.

Zhegrova prej janarit të vitit 2022 është pjesë e Lillet, ekip më të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2026.

Për momentin, kartoni i Zhegrovës vlerësohet hiq më pak se 15 milionë euro.

You may also like