Real Madridi ka fituar 4:2 me Napolin në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
Fillimisht, Simeone kaloi Napolin në epërsi në minutën e nëntë të ndeshjes.
Por, vetëm dy minuta më vonë, Rodrygo me gol të bukur barazoi shifrat.
Në minutën e 22-të, Jude Bellingham përmbysi gjithcka dhe ia dha epërsinë vendasve.
Por, Anguissa në minutën e 47-të shënoi për të barazuar rezultatin.
Talenti i ri i Real Madridit, Paz shënoi për 3:2 në minutën e 84-të, para se Joselu të realizonte në minutat shtesë.
Kësisoj, Real Madridi vazhdon me të gjitha fitore në grupin C me 15 pikë.
Në vendin e dytë gjendet Napoli me shtatë pikë, teksa kualifikimin do ta kërkojë në ndeshjen e fundit ndaj Bragas, e cila ka tri pikë më pak se kampioni i Italisë.