Reagon SHF Fushë Kosova: Lojtarët e QS Prishtinës u therën mes vete me thikë, nuk i therëm ne

by admin
Spread the love

Shkolla e Futbollit Fushë Kosova ka reaguar pas akuzave nga QS Prishtina për sulm fizik ndaj futbollistëve të tyre, në një ndeshje të grupmoshave U17, Grupi A, të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prishtinës.

Nga SHF Fushë Kosova janë cilësuar si të pavërteta akuzat nga QS Prishtina.

Mes tjerash, në reagimin e Fushë Kosovës thuhet se e vërteta është se “një futbollist i prishtinasve me inicialet E.Z kishte në dorë një thikë dhe nga tollovia e krijuar, ai e ka goditur bashkëlojtarin e tij”.

Reagimi i plotë nga SHF Fushë Kosova (pa ndërhyrje):

“Reagojm ashper ndaj lajmeve te cilat shihen si te nje anshme pasi e verteta qendron ndryshe.

Gjate perfundimit te takimit lojtaret mysafir fyen dhe provokuan lojtaret tan.

Loja ne fush u fitua nga Fushe Kosova me rezultat 3:0, pas perfundimit te takimit gjate daljes se futbollistve tan per te shkuar ne shtepi aty del nje lojtar i QS Prishtines me inicialet E.Z. Kishte ne dore nje thike (mjete te ftoht) dhe siq e pame te gjithe te pranishmit pas nje tollovie te krijuar lojtari ne fjal E.Z e godet lojtarin e ti ne dore, dhe jo siç thuhet nga Klubi Mysafir.

Andaj keso lajme te pavertat nga nje Shkolle Futbolli e cila e quan veten “Profesionale” nuk i kane hije”.

You may also like