Reagon për herë të parë Melisa pasi ia publikuan mesazhet e saj private me Stresin

by admin
Spread the love

Melisa Lleshi u eliminua të premten (3 mars) nga Big Brother VIP Kosova.

Ajo gjatë qëndrimit në shtëpi është komentuar për disa ngjarje, gjersa ka qenë edhe e përfshirë në debate me banorët e tjerë.

Mes tyre, ajo pati një përplasje me reperin Stresi, ku në po atë ditë u publikuan në llogarinë zyrtare të reperit në Instagram disa biseda, në të cilat shihej se më parë i kishte shkruar Lleshi.

Sipas mesazheve, artistja kishte kërkuar ndihmë nga artisti shqiptar e po ashtu të kishin edhe bashkëpunime.

E irrituar nga këto veprime, Melisa bëri një reagim së fundmi në InstaStory, me anë të të cilit theksoi se ka kërkuar mundësi, por jo famë.

You may also like