Reagon Ina Zhupa, i bën thirrjen e fortë deputetëve: Betejë e fituar në emër të interesit publik, ka mbrojtur kushtetutën

by admin
Spread the love

Ina Zhupa ka reaguar ndaj vendimit të presidentit Ilir Meta për të mos ratifikuar marrëveshjen për Butrintin. Sipas saj Meta, ka mbrojtur kushtetutën. Zhupa i bën thirrje çdo deputeti që të votojë pro dekretit të Presidentit.

“Betejë e fituar në emër të interesit publik, qytetarëve shqiptar, mbrojtjes së trashëgimisë kulturore! Presidenti Meta kthen ligjin për dhënien me koncension të Butrintit! Faleminderit Presidentit të Republikës Meta, i cili edhe kësaj radhe qëndroi si garant i kushtetutës, i mbrojtjes së pasurisë pronë publike të patjetërsueshme dhe nga më të rëndësishmet që përfaqësojnë identitetin tonë kombëtar. Identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare parashikohen në nenin 3 të Kushtetutës, që përcakton se shteti ka për detyrë të mbrojë dhe të respektojë bazat e përcaktuara në të, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse vlera themelore, pra që qëndrojnë në themel të organizimit shtetëror.

Shkeljet kushtetuese dhe ligjore të argumentuara në arsyetimin e Presidentit nuk lënë hapësirë për dyshime se ky ligj duhet rrëzuar në këtë formë që është. Rrëzimi i këtij ligji nuk duhet ta mbylli çështjen e menaxhimit të Butrintit por të hapet mundësia e një diskutimi të gjerë dhe një pune të gjithë aktorëve dhe faktorëve për mënyrën më të mirë të menaxhimit të Butrintit, në përputhje me kushtetutën, konventën e Parisit, mbrojtjen e interesit publik dhe pasurisë kulturore. Ky diskutim dhe vendimarrje nuk mund të përjashtoj AADF për donacionet, ekspertizën e huaj që mund të ofroj, edhe për kontributin që ka dhënë deri tani ne vendin tonë.

Përshëndes argumentimin e Presidentit se nisma ime ligjore për ndryshimet e ligjit të trashëgiminisë kulturore “duhet të shqyrtohet paraprakisht apo minimalisht paralelisht me ligjin objekt shqyrtimi, sepse ka rëndësi themeltare për çështjen, apo fatin e saj”. Çdo deputet i kuvendit të Shqipërisë ka detyrimin moral dhe ligjor që të votoj pro dekretit të Presidentit”, shkruan Meta.

You may also like