Reagon Haxhiu: Deputetja Hoxha përdori gjuhë seksiste ndaj presidentes Osmani

by admin
Spread the love

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka reaguar pas një komenti të deputetes së PDK-së Eliza Hoxha, e cila i kishte dhënë “komplimente për dukjen” presidentes së vendit Vjosa Osmani.

Sipas saj, është e papranueshme një qasje dhe gjuhë e tillë seksiste ndaj presidentes Osmani.

“Po bëhet përpjekje shumë e madhe për të ndryshuar mentalitetin që paragjykon gratë. Kjo përpjekje nuk është fare e lehtë por na takon të gjithëve që të punojmë për vlerat e shoqërisë, parimet universale, e mbi të gjitha barazinë gjinore. Për keqardhje që këtë përpjekje disavjeçare tenton ta dëmtojë një deputete e opozitës e cila përdorë gjuhë seksiste kundrejt Presidentes Osmani. Është e papranueshme kjo qasje sikurse edhe gjuha seksiste”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka shtuar se roli i deputetëve të Kuvendit është të angazhohen për emancipim të shoqërisë e nuk duhet të merren me pamjen e askujt.

“Deputetët e Kuvendit nuk duhet merren me pamjen e askujt dhe as të znj.Osmani. Roli i tyre është promovimi i barazisë, të drejtat e njeriut dhe beteja kunder çdo lloj objektifikimi që bëhet ndaj grave dhe vajzave në Kosovë. Në një shoqëri ku gratë ende paragjykohen kësisoj, roli i deputetit është të angazhohet për emancipim të shoqërisë dhe jo e kundërta!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

You may also like