Reagon Ermal Mamaqi pasi e kritikuan pse përmendi Borën, thotë se Donaldi “u shkri”

by admin
Spread the love

Mbrëmë pjesë e shtëpisë së Big Brother ishte edhe Ermal Mamaqi i shoqëruar nga disa aktorë dhe fytyra të njohura të ekranit.

Teksa shijuan darkën dhe gjatë një bisede me banorët Ermali zbuloi se pjesë e sezonit të dytë të serialit ‘’H.O.T’’ do të jetë edhe Bora Zemani.

Një pjesë nga biseda:

Ermali: Te sezoni i ri do marrim Bora Zemanin si aktore.

Donaldi: Te sezoni i ri?

Ermali: Po

Donaldi: Vetëm duhet ta paguash mirë.

Ermali: Pse të djeg miza ty?

Donaldi: Unë u kujdesa.

Ermali: Unë paguaj se kam sponsora

Siç duket, ngacmimet e Ermalit brenda shtëpisë iu kthyen mbrapsht nga fansat e Beatrixës.

Ermali sqaroi se gjithçka ishte në kuadër të shakasë dhe se fansat e çiftit të ri nuk kanë pse të revoltohen kur vetë Donaldi “u shkri” kur u përmend Bora.

“As kur kam kënduar në fushatë për Berishën nuk kam marrë kaq shumë mallkime sa dje,” – tha Ermali.

Biznesmeni ishte i ftuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nga ku u nxor menjëherë pasi dha informacionet nga jashtë.


You may also like