Reagon edhe Ronaldo: Jemi grup i bashkuar, nuk thyhemi lehtë

by admin
Spread the love

Nëpër media u fol se 5 herë fituesi i Topit të Artë, kërcënoi teknikun Santos se do të largohej nga Katari, pasi u la në stol kundër Zvicrës. Nuk zgjat shumë dhe Cristiano Ronaldo reagon për këtë situatë në rrjetet e tij sociale.

“Ne jemi një grup shumë i bashkuar për t’u thyer nga forcat e jashtme. Një komb shumë i guximshëm për t’u frikësuar nga çdo kundërshtar.” – tha fillimisht në Tëitter Kapiteni i Portugalisë.

“Një ekip në kuptimin e vërtetë të fjalës, që do të luftojë për ëndrrën deri në fund!” – përfundoi Cristiano Ronaldo, i cili theksoi se kërcënimi që do të largohej, ishte thjesht një spekulim. /oversport.tv

Foto: Selecoes de Portugal, Facebook

You may also like