Reagon edhe Osmani: Qëndrimet e mia përputhen me interesat e shtetit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ndaj deklaratave të zv/kryeministrit në largim Nikolla Dimitrov ka reaguar edhe Ministri i Jashtëm Bujar Osmani. I apostrofuar nga Dimitrov se nuk ka besim në të, Osmani përgjigjet se qëndrimet e tij jo vetëm për kontestin me Bullgarinë, por gjatë gjithë kohës përputhen me interesat shtetërore të Maqedonisë së Veriut.

“Qëndrimet e mia personale, si Ministër i Punëve të Jashtme dhe si person, përputhen absolutisht me qëndrimet shtetërore që ne si Qeveri i përfaqësojmë në mënyrë aktive, përkatësisht: kur bashkërisht ndërtuam interesat shtetërore në krijimin e Marrëveshjes së Prespës; dhe kur bashkërisht krijuam Marrëveshjen e Miqësisë me Bullgarinë; dhe tani, kur flasim sërish për tejkalimin e dallimeve me fqinjët tanë.

U bëj thirrje publikisht të gjithë kolegëve, aktualë dhe të dikurshëm, që të tregojnë virtyt dhe trajtim të drejtë ndaj njëri-tjetrit, të ruajmë nivelin dhe besimin që kemi ndërtuar prej shumë vitesh ndaj njëri-tjetrit dhe t’u sigurojmë të ardhme evropiane qytetarëve, që mbetet vetëm premtim për një kohë të gjatë”, thuhet mes tjerash në reagimin e Osmanit. /SHENJA/


You may also like