Reagon ashpër kryetari i “Dardanëve”: Pajaziti e Berisha tradhtuan, janë të pabesë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Largimi nga Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e grupmoshave U21 të Adrion Pajazitit dhe Medon Berishës ka ngjallur reagim të shumta.

Pajaziti i Fulhamit dhe Berisha i Lecces lanë Kosovën vetëm për t’iu bashkuar Kombëtares së Shqipërisë, përcjell KosovaPress.

Me këtë gjë nuk është aspak i kënaqur kryetari i “Dardanëve”, Lulzim Berisha, i cili cilësoi dy lojtarët në fjalë si tradhtarë dhe të pabesë të cilët tradhtuan shtetin e prindërve dhe paraardhësve të tyre.

”Adrion Pajaziti i Fulham U-21 dhe Medon Berisha i Lecce, tradhtuan Kosovën. Tradhtuan shtetin e prindërve dhe paraardhësve të tyre. Ata kanë qenë pjesë e projektit të Kosovës U-21, por tani i kuptojmë disi, sepse tradhtari lind, mashtron dhe asgjë nuk zgjedh për t’i shty përpara interesat e ngushta.

Tradhtarët si këta shesin dhe shkelin në gjithçka. Prenë në besë. Tradhtojnë në fjalë. Janë njerëz të ligë. Nëpërkëmbin nder dhe besë. Këta janë të pabesë. Kosova nuk ua harron këto shfrytëzime të ulëta”, tha Berisha.

 

You may also like