Reagon ambasadorja Yuri Kim pasi zbarkoi në Prokurorinë e Posaçme, diplomatja del me mesazhin e fuqishëm

by admin
Spread the love

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka shkuar këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Kim ka pasur takime me prokurorët e posaçëm të kësaj strukture si dhe kreun e saj Arben Kraja.

“Takova në SPAK Arben Krajën dhe prokurorët për të ritheksuar mbështetjen për punën e tyre të rëndësishme. Pavarësisht kërcënimeve dhe tentativave për nxitje, SPAK është i përqendruar në ofrimin e më shumë rezultateve, që tregojnë se askush, pavarësisht gradës apo pasurisë nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri”, shkruan Yuri Kim.

Kujtojmë që sot ishte afati i fundit i dorëzimit të kandidaturave për kreun e SPAK, pas mbarimit të mandatit të Arben Krajës.

Tre prokurorët, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili kanë paraqitur kandidaturat për kreun e SPAK.

You may also like