Reagojnë prodhuesit e peletëve në RMV: Nëse mbetet kufizimi i çmimit, nga 1 dhjetori nuk do të ketë më peletë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Prodhuesit e peletëve janë të pakënaqur me vendimin e Qeverisë për të kufizuar çmimin me pakicë të peletëve. Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve dhe Distributorëve të Produkteve “Biomak Energji”, Vladimir Stojanovski, thotë se nëse mbetet në fuqi masa e tanishme, nga 1 dhjetori nuk do të ketë sasi të reja të peletave në treg.

“Ne për momentin të dhëna të sakta nuk mund të japim megjithatë vlerësimet tona jo formalisht, janë që prej 1 dhjetorit Maqedonia nuk do ketë sasi të re të peletëve, ndërsa ajo ekzistuese do të harxhohet”- deklaroi Vladimir Stojanovski, kryetari i shoqatës “Biomak Energji”

Nga “Biomak Energji” i bëjnë thirrje Qeverisë që të gjejnë zgjidhje të përbashkët.

Për këtë çështje foli edhe Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
“Sipas analizave të tyre dhe sugjerimeve është marrë vendimi, unë ju tregoj vetëm analizat dhe qasjen që ka Ministria e Ekonomisë deri te informacionet, ato janë analizat e muajit tetor ku çmimi importues për ton për peletë është 27.000 në pjesën e prodhimit të amvisërisë të peletit, informacione duhet të kenë pyjet e Maqedonisë”, dekalroi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Lidhur me këtë deklaratë të ministrit të Ekonomisë, Stojanovski u përgjigj se ato çmime janë nga mesatarja që përfshin çmimet nga maji dhe qershori dhe se është pasqyrë e rreme. Sipas tij, tash e tutje çmimet e importit të peletave në vend do të jenë më të larta se çmimet e shitjes.


You may also like