Reagoi pas daljes nga shtëpia e BBV, Kejvina Kthjella merr vendimin drastik në jetën e saj

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kejvina Kthjella, modelja e njohur e cila ishte së fundmi pjesë e edicionit të dytë të ‘Big Brother VIP Albania’ ka marrë një vendim drastik së fundmi. Pas reagimit të parë të bërë pasi u përjashtua nga shtëpia, për shkak të dhunës fizike ndaj Luizit, ajo ka ndërmarrë një tjetër hap të rëndësishëm.

Modelja ka vendosur të mbyllë rrjetin e saj socia Instagram, duke u shkëputur kështu nga bota online. Rrjetet sociale janë shumë të rëndësishme sot, e sidomos për punën e Kejvinës si modele, pasi është një mjet pune shumë i rëndësishëm.

Arsyeja se pse duhet ta ketë mbyllur ajo Instagramin mund të jenë presioni dhe situata psikologjike në të cilën ndodhet modelja. Kujtojmë se së fundmi, Kejvina doli me një deklaratë pas daljes së saj nga shtëpia e Big Brother VIP. Ajo nuk pendohet që ishte pjesë e këtij formati, ndërsa komenton edhe shpullën ndaj Luizit, për të cilën ajo u përjashtua.

Ndër të tjera, modelja shkruan se shpulla e saj ndaj Luizit s’i shkaktoi atij asnjë plagë, teksa thotë se e ndihmoi atë që të dalë nga ajo ‘çmendinë’ siç cilëson shtëpinë e BBV. Sipas Kejvinës u gjykua shpulla e saj si ‘bomba e Hiroshimës’. Gjithashtu, ajo nuk i ka kërkuar falje këngëtarit, por fansave të tij.

You may also like