RB Leipzig i pamëshirshëm, luan tenis kundër Greuther Furth

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

RB Leipzig ka mposhtur me rezultatin 6-1 skuadrën e Greuther Furth, që renditet në vendin e fundit dhe ka marrë rrugën drejt Bundesliga 2. “Demat” kishin nevojë për një ngacmim të miqve, që shënuan me Leweling në minutën e katërt.

Epërsia e tyre ka zgjatur vetëm 14 minuta, pasi Andre Silva shënoi golin e barazimit dhe më pas u la radhën shokëve të tjerë të skuadrës të ishin të pamëshirshëm. Forsberg, Laimer dhe Henrichs realizuan edhe tre herë të tjera dhe pjesa e parë përfundoi 1-4.

Pas një ore lojë u shënua edhe një gol tjetër, këtë herë Simakan. Në festë nuk mund të mungonte i zakonshmi Nkunku, i cili realizoi golin gjashtë të këtij dueli dhe të 15-in personal në Bundesliga këtë sezon.

Me këtë fitore RB Leipzig ngjitet në vendin e katërt, me 44 pikë, po aq sa Freiburg e Hoffenheim, ndërkohë që edhe vendi i tretë është vetëm një pikë larg pas humbjes që pësoi sot Bayer Leverkusen./ oversport.tv

You may also like