Rasti “Onishçenko”, Dimovski do të shpëtojë sërish?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nuk do të tërhiqem nga kërkesa për përgjegjësi për lëshimin e bërë. Përgjigjen për arsyet do t’i japë hetimi që do të kryhet në ASK dhe raporti përkatës, kështu ka thënë kryeministri Dimitar Kovaçevski për skandalin me rastin e shtetësisë së Maqedonisë për për ukrainasin Oleksandar Onishçenko, i cili është në listën e zezë amerikane. “Pasi të ketë raport, duhet të ketë edhe përgjegjësi për atë që është bërë”, deklaroi Kovaçevski.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Kovaçevski theksoi se jo vetëm që është i befasuar, por edhe “i indinjuar nga mënyra se si një person i cili është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, partneri ynë strategjik, ka marrë të gjitha opinionet pozitive për marrjen e shtetësisë së Maqedonisë së Veriut”.

“Obligim i Agjencisë për Siguri Kombëtare është të realizojë hetim gjithëpërfshirës, brenda radhëve të saj, se si është kryer procedura dhe ta informojë Qeverinë, kuptohet në seancë të mbyllur, pasi bëhet fjalë për informacione të ndjeshme”, tha Kovaçevski. Megjithatë, duket se në gjithë këtë skandal, po tentohet që përgjegjësia t’i hidhet ndonjë të punësuari në ASK, e jo drejtorit Viktor Dimovski, si personi kryesor që firmos dhënien e shtetësive.

Ky nuk është skandali i vetëm i Dimovskit, por i njëjti asnjëherë nuk është përgjigjur para organeve, madje përkundrazi – është shpërblyer me detyra të reja, sikurse që është tani propozimi për ambasador në Paris të Francës. Ditë më parë, vet Dimovski kërkoi që mbledhja e Komisionit parlamentar për ndjekje të punës së shërbimeve sekrete të mbyllet për opinionin, ndërsa pas mbledhjes, u arsyetua se ndonjëri nga punonjësit nuk e ka kryer hetimin siç duhet për Onishçenkon. “Po hetojmë dhe do të ketë përgjigjësi”, tha shkurt Dimovski.

You may also like