Rasti me klinikën “Zhan Mitrev”, reagon deputetja e ASH-së, Ilire Dauti: Çfarë duam, copa jete apo vetë jetën

by admin
Spread the love

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ilire Dauti ka reaguar lidhur me rastin e klinikës private “Zhan Mitrev”, e cila dyshohet për shumë parregullësi gjatë trajtimit të pacientëve në periudhën gjatë dy viteve të fundit.

Ja reagimi i saj:

“Infektimi i gjakut në emër të filtrimit të tij (rasti Zhan Mitrev) është përshkrimi më i dhimbshëm e fatkeqësisht më i realtë i tërë asaj që ndodh me ne dhe jetët tona këtu. Imagjinoni dyshohet që pacientët kanë qenë objekt eksperimenti pa mos qenë as në dijeni e as pa dhënë leje për këtë, njëjtë si të gjithë ne në këtë shtet.

Tash më është e sigurtë që e keqja nuk shfaqet gjithmonë në formën e njëjtë, sikurse as mashtrimi i klasës tenderashe politike. E jona mbetet çfarë duam, copa jete apo vetë jetën. Përndryshe, u bënë 9 muaj nga djegia e pacientëve në Spitalin modular në Tetovë dhe ende asgjë nga përgjegjësia dhe përgjegjësit për të. Përveç jetës së shumë pacientëve, tanimë është vrarë edhe besimi i qytetarëve tek institucionet. Do të duhet shumë kohë dhe mund që ta kthejmë atë, si dhe të punojmë bashkë për këtë!”, ka shkruar deputetja Ilire Dauti. /INA/

You may also like