Rastet me diabet, trefishohen! Mjekët: Rritja e numrit për shkak të ushqimeve dhe jetës sedentare

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Shifrat  me të cilat po rritet sëmundja e diabetit dhe komplikacionet që shkakton ajo, kërkojnë një plan kombëtar për të parandaluar jo vetëm diabetin por edhe komplikacionit që shkakton, të cilat  janë që nga humbja e shikimit  deri te humbja e  njërës gjymtyrë .

Diabeti çon çdo vit në verbimin e 1000 pacientëve, ndërkohë që  jo pak humbin njërën  këmbë, pasi këmba diabetike është ndër komplikacionet e rëndësishme  tek këta pacientë.

Në vitin 2005 ishin 30 mijë pacientë, sot jemi 86 mijë, gati trefish të numrit të personave me diabet. Ka një rritje të lehtë të verbimit dhe këmbës diabetike”- shprehet Florian Toti, mjek endokrinolog.

Shumëfishimi i numrit të pacientëve me diabet lidhet me ushqimet qe po konsumojnë shqiptarët  sot ku pjesa më  e madhe produkteve stimulohen me hormone  duke nisur që nga mishi , produktet e qumështit të cilat janë me qumësht pluhur dhe niseshte deri tek frutat dhe perimet.

Por mjekët thonë se edhe mungesa e aktivitetit fizik është ndër shkaqet kryesore, pasi shqiptarët përdorin  makinën  edhe  për distanca të shkurtra .

Ndaj kërkohet në mënyrë imediate parandalim që në fëmijëri sëmundja e diabetit është ndër më të kushtueshmet si për familjen që ka një pjesëtar me diabet por edhe për shoqërinë.


Top Channel

You may also like