Rastet me Covid në Kinë prekin 900 milionë persona, zbulon studimi

by admin
Spread the love

Rreth 900 milionë njerëz në Kinë janë infektuar me koronavirus që nga 11 janari, sipas një studimi të Universitetit të Pekinit.

Raporti vlerëson se 64% e popullsisë së vendit është me virus. Ajo rendit provincën Gansu, ku 91% e njerëzve raportohet të jenë të infektuar në krye, e ndjekur nga Yunnan, (84%) dhe Qinghai (80%).

Kulmi i valës së Covid në Kinë pritet të zgjasë dy deri në tre muaj,tha Zeng Guang, ish-kreu i Qendrës Kineze për Kontrollin e Sëmundjeve.

Spitalet janë mbushur me pacientë Covid pasi virusi është përhapur në të gjithë vendin.

Miliona kinezë po udhëtojnë në vendlindjet e tyre, shumë për herë të parë që nga fillimi i pandemisë.

Pushimet e Vitit të Ri Hënor në Kinë, të cilat zyrtarisht fillojnë nga 21 janari, përfshijnë migrimin më të madh vjetor të njerëzve në botë. Rreth dy miliardë udhëtime pritet të bëhen në total dhe dhjetëra miliona njerëz kanë udhëtuar tashmë.

Muajin e kaluar, Kina braktisi papritmas politikat e saj zero Covid. Ajo gjithashtu rihapi kufijtë e saj të dielën.

Ekspertët ndërkombëtarë të shëndetit kanë parashikuar të paktën një milion vdekje të lidhura me Covid në Kinë këtë vit. Pekini ka raportuar zyrtarisht pak më shumë se 5,000 vdekje që nga fillimi i pandemisë, një nga nivelet më të ulëta të vdekjeve në botë.


Top Channel

You may also like