Rastet aktive me Coronavirus në Kosovë sipas komunave

by admin
Spread the love

Ka arritur në 157,402 numri i qytetarëve që janë shëruar nga coronavirusi në Kosovë, ndërsa janë 443 raste aktive me virus.

Sipas të dhënave të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, numri i qytetarëve që janë vaksinuar më dy doza kundër COVID-19 është 735 mijë e 357, transmeton Telegrafi.

Në Kosovë janë duke u dhënë dy lloje të vaksinës kundër COVID-19, Pfizer dhe AstraZeneca.

Së fundmi, Ministria e Shëndetësisë ka informuar qytetarët se mund të marrin vaksinën edhe pa pasur termin të caktuar, gjithashtu, ditë më parë, MSH lejoi që në Kosovë të vaksinohen edhe fëmijët nga grupmosha 12-15 të cilët nuk kanë indikacione shëndetësore.

Më poshtë gjeni rastet aktive sipas komunave:

Prishtinë, 104 raste
Ferizaj, 41 raste
Prizren, 30 raste
Kamenicë, 24 raste
Gjilan, 24 raste
Klinë, 23 raste
Pejë, 21 raste
Obiliq, 17 raste
Kaçanik, 17 raste
Graçanicë, 16 raste
Drenas, 15 raste
Malishevë, 13 raste
Vushtrri, 12 raste
Fushë Kosovë, 12 raste
Suharekë, 12 raste
Gjakovë, 11 raste
Istog, 11 raste
Viti, 11 raste
Lipjan, 10 raste
Dragash, 6 raste
Deçan, 6 raste
Mitrovicë, 5 raste
Kllokot, 4 raste
Rahovec, 3 raste
Skenderaj, 2 raste
Podujevë, 1 rast
Junik, 1 rast

Sa i përket masave antCOVID, kujtojmë se Qeveria ka lehtësuar ato javë më parë, ku është zgjatur orari i lëvizjes për këmbësorë dhe është zgjatur orari i punës për sektorin e gastronomisë.

You may also like