Rashica protagonist, Kosova gjen golin e avantazhit ndaj Izraelit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kosova nis fushatën eliminatore Gjermani 2024 nga Tel Avivi, ku do të përballet me Izraelin vendas, teksa trajneri Giresse ka ndarë mendjen edhe për formacionin që do të hedhë në fushë nga minuta e parë.

Kështu në portë konfirmohet Aro Muriç. Para tij kapiteni Rrahmani e Kryeziu, ndërsa nga krahët, Paqarada e Vojvoda. Në mesfushë luajnë Celina, Dresevic e Muslija. Sa i përket sulmit, Muriqi mbështetet nga Rashica e Zhegrova nga krahët.

Sfida Izrael-Kosovë transmetohet ekskluzivisht në ekranin e Shqip 3.

Eliminatoret, Euro 2024

IZRAEL-KOSOVË 0-1

Kronika e ndeshjes:

36′ Goooooooooool! Kosova në avantazh.

32′ Del përpara Kosova, Edon Zhegrova gjuan me kokë, por qendrore dhe pa forcën e duhur.

25′ Izraeli pranë golit të avantazhit. Shon Weissman rrezikon Muriç. Topi përfundon jashtë për fat të mirë.

4′ Pasim gabim i Kryeziut, Izraeli i afrohet golit me Shon Weissman. Pret në dy kohë Arijanet Muriç.


Top Channel

You may also like