“Rashë nga pesha, nuk haja, kisha rënë në dashuri”, Adelina Tahiri rrëfen njohjen me partnerin

by admin
Spread the love

Adelina Tahiri është një nga konkurrentet e spektaklit të njohur të kërcimit në Tv Klan, “Dance Albania”. Këngëtarja e njohur shqiptare ka spikatur gjatë këtyre javëve me kërcimet e saj, teksa gjatë javës së kaluar ajo u komentua shumë edhe nga opinioni publik pasi mbajti veshur këmishën e partnerit të saj.

Ndërkaq, në puntatën e sotme të programit të kërcimit, “Dance Albania”, Adelina Tahiri rrëfeu për herë të parë se si lindi dashuria mes saj dhe partneri tê saj. Përpara performancës së saj, ajo tregoi se si u njoh me bashkëshortin dhe kur e kuptoi se ka rënë në dashuri me të.

“U bë shumë bujë për dashurinë tonë. U bë mendoj më bujë se princi i Anglisë që mori Meghan-in. Diferenca ndoshta, gjykimi i rrethanave ku unë jetoj, edukata si unë jam rritur, unë përkisja me një shqiptar, ëndrrat e mia ishin të tilla.Për herë të parë ai më kishte parë kur kam kënduar në pavarësinë e Maqedonisë.

Ai kishte thënë “kjo është femra më e bukur që sytë e mi kanë parë”. Pas shumë përpjekjeve,thashë pse jo dhe kisha një situatë delikate dhe kisha nevojë për ndihmën për një avokat dhe aty m’u mbush mendja ta takoj sepse unë realisht nuk e njihja as kush është.

Dolën thashethemet në të gjitha lajmet që u bë një vrasje për mua dhe i vetmi njeri që më besoi dhe i vetmi njeri që më ndenji mbrapa dhe e dinte të vërtetën, ishte vetëm burri im. Për një moment u ndërpre çdo gjë nga ana e tij, më tha “Adelina ne jemi shokë, ti po më tregon çdo gjë, unë po e përjetoj shumë rëndë dhe miqësia jonë këtu do mbarojë. Gjithë zyra ime do jetë mbrapa teje, për çdo hall që ke, por kontakti ynë do ndërpritet”.

Unë e mendova këtë shumë lehtë, thashë ah, okej, po pastaj e kuptova që kisha rënë në dashuri. Pas 10 ditëve unë e pashë që isha shumë keq. Aty, për herë të parë që ndjeva që unë jam dashuruar pa e ditur që kisha rënë në dashuri. Rashë nga pesha shumë, nuk haja fare, isha si e sëmurë, më rrinin duart ftohtë si tani që po flas për të dhe ishte një ndjenjë që mendoj se akoma po më mban.”

You may also like