Raportohet se Presidentja u qortua nga SHBA-ja për tensionet në veri, këshilltarja e saj e mohon

by admin
Spread the love

Zyra e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani përmes këshilltares së saj, Donjeta Miftari i ka demantuar raportimet e mediave se presidentja u qortua nga Departamenti Amerikan i Shtetit për aksionin në veri.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo ka thënë se këto raportime janë të pasakta.

“Presidentja Osmani i diskutoi zhvillimet e fundit në veri të vendit me zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit, por në mënyrë të pasaktë është raportuar se gjatë kësaj telefonate Presidentja Osmani ishte paralajmëruar se vendimet e institucioneve kosovare e kanë vënë në rrezik sigurinë kombëtare të vendit. Unë isha e pranishme gjatë kësaj telefonate dhe e konfirmoj se kjo është e pasaktë”, ka thënë Miftari.

Ndryshe mediat raportuar se Departamenti amerikan i Shtetit ia ka bërë të qartë Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, mospajtimin me mënyrën se si institucionet kosovare kanë vendosur reciprocitetin për targat e automjeteve me Serbinë, me dërgimin e forcave speciale në veri të vendit.

Klan Kosova duke u thirrur në burime ndërkombëtare raportoi se Presidentes Osmani, të shtunën, i është shprehur drejtpërdrejt pakënaqësia me mënyrën se si institucionet e Kosovës e kanë organizuar aksionin në veri.

Me këtë veprim është rrezikuar siguria kombëtare, i është thënë Presidentes Osmani nga Departamenti amerikan i Shtetit, duke ia bërë të qartë qëndrimin zyrtar të Ëashingtonit për zhvillimet e fundit në veri Kosovës.

Presidentja Osmani ka qëndruar gjatë javës së kaluar në SHBA, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku është takuar me shumë përfaqësues të shteteve të ndryshme, mirëpo nuk është raportuar për ndonjë takim të nivelit të lartë me përfaqësues të qeverisë amerikane.

Lexo lajme interesante

You may also like