Raporti i Transparency International për korrupsionin, Meta: Gjëndja është shumë e rëndë

by admin
Spread the love

Presidenti i vendit Ilir Meta e ka konsideruar shumë të rëndë gjendjen e korrupsionit në vendin tonë, për të cilën thotë se duhet reflektim i menjëhershëm.

Teksa komenton raportin e Transparency International, Meta shprehet se Shqipëria në ndryshim nga shtetet fqinje si Maqedonia apo Kosova, ka njohur përkeqësim të korrupsionit. Për Metën gjendja kërkon reflektim të menjëhershëm dhe efektiv.

Postimi i Metës:

“MJAFT KORRUPSIONIT! MJAFT PANDËSHKUESHMËRISË!

Ndërsa shtetet e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës kanë shënuar progres të ndjeshëm në lufën kundër korrupsionit, vendi ynë ka vazhduar përkeqësimin.

Në raportin e përvitshëm të Organizatës prestigjoze Transparency International, për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit në botë, Shqipëria ka pasur një rënie prej një pike në krahasim me vitin e kaluar, nga 36 në 35 pikë.

Këto të dhëna, për fat të keq, përputhen plotësisht me bindjen dhe perceptimin e përgjithshëm të qytetarëve, por edhe me paralajmërimet që kam bërë prej kohësh sa i përket nivelit të ulët të demokracisë në vend, mungesës së respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut, shfrytëzimit të pandemisë për të forcuar autoritarizmin, mungesën e llogaridhënies në të gjitha nivelet, abuzimet me fondet publike nëpërmjet koncensioneve, PPP-ve dhe inceneratorëve, situatë e rëndë që vijon të vrasë shpresën dhe të detyrojë gjithmonë e më shumë shqiptarë të largohen nga vendi, për ta ndërtuar jashtë Shqipërisë të ardhmen e tyre.

Gjendja është shumë e rëndë dhe kërkon reflektim të menjëhershëm, efektiv dhe të përgjegjshëm!“-shkruan Meta.

You may also like