Raporti i TI, Basha: Konfirmon se armiku i mirëqenies së shqiptarëve është korrupsioni

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për raportin e “Transparency International” për korrupsionin ku Shqipëria është përkeqësuar.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se ky raport konfirmon se armiku i mirëqenies së shqiptarëve është korrupsioni. Kreu i demokratëve thekson se lufta kundër korrupsionit është interesi i tyre kombëtar.

Reagimi i Bashës:

“Raporti i fundit i “Transparency International” konfirmon se armiku i mirëqenies së shqiptarëve është korrupsioni. Përhapja e tij në çdo nivel të qeverisë Rama po e mban Shqipërinë në vendnumëro.

Lufta kundër korrupsionit është sot interesi ynë kombëtar, për të çliruar vendin dhe institucionet e tij nga të korruptuarit. Ndonëse një grusht i vogël njerëzish po mundohen ta mbajnë peng të ardhmen, ajo tashmë ju përket shqiptarëve!” shkruan Basha.

You may also like