“Raporti i DASH për Shqipërinë më i ashpër se një vit më parë”, ish-deputeti: Rama është në panik, i është ngushtuar laku

by admin
Spread the love

Ish-deputeti i LSI-së Endrit Braimllari ka komentuar ditën e sotme zhvillimet më të fundit në vendin tonë, duke nisur nga çështja e inceneratorëve tek raporti i DASH për Shqipërinë.

Braimllari tha se Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë një kallëzim me fakte dhe prova në lidhje me këtë çështje duke shtuar se të gjithë aktorët e përfshirë kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal.

Braimllari u ndal edhe tek raporti i DASH për Shqipërinë, duke e konsideruar edhe më të ashpër se ai i një viti më parë.

Sipas tij ky raport është një skaner se si qeveria e Edi Ramës ka kapur drejtësinë dhe se si ka futur duart në paratë e qytetarëve.

Braimllari: Duhet të bëjmë të qartë se çështja e inceneratorëve është shumë e rëndësishme ndaj LSI ka kërkuar që të zbardhet kjo dosje se LSI ka bërë një kallëzim me prova dhe fakte. Është një çështje komplekse që përfshihet gjithë kabineti i qeverisë Rama, serioze që kërkon zbardhjen për të shkuar te e vërteta, është një grup i strukturuar kriminal.

Nëse drejtësia do vepronte para 25 prillit, situata politike në vend do të ishte ndryshe. Pra është e qartë që kërkojmë avancim të hetimeve, nuk mund ti iki kësaj përgjegjësie Rama, Veliaj dhe duke e deleguar çështjen te një ministri. Është përfshirë e gjithë kupola drejtuese e PS.

Është një çështje e drejtësisë, ajo çka duhet është të zbardhet e vërteta, SPAK i ka të gjitha mekanizmat për ta çuar të vërtetën. Është një dosje që ka një grup të strukturuar kriminal. Nuk mundet që Erion Veliaj ti iki kësaj përgjegjësie. Janë miliona euro para që janë grabitur.

Prova të tjera? Çfarë po ndodh?

Braimllari: Patjetër që ka prova, një pjesë janë depozituar në SPAK. Ky grup ka shërbyer edhe për të pastruar paratë. Nuk mund ti iki Edi Rama, Veliaj e ministrat, qytetarët duan të zbardhet e vërteta. Nëse çështja mbete te ish-ministri, kemi të bëjmë me një çështje të izoluar. Veliaj është përgjegjësi kryesor i kësaj çështje?

Raporti i DASH?

Braimllari: Unë besoj se është një raport që hedh një të vërtetë për qeverinë e Edi Ramës. Këtë vit kemi shitbljerjen e votës, është një skaner se si qeveria e Edi Ramës ka kapur drejtësinë por edhe se si ka futur duart në paratë e qytetarëve, nivelet e korrupsionit janë shumë të larta. Janë të vërteta të pamohueshme.

Edi Rama është në siklet pasi përgjegjësi kryesor është Edi Rama.

DASH tregon se vendi është ndërtuar nga korrupsioni, kapja e qeverisë. Edi Rama është në panik të brendshëm të tij pasi i është ngushtuar laku. Ky raport ishte më i ashpër se një vit më parë.

You may also like