Raportet s’kanë qenë kaq të zbehta asnjëherë – Shqip

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi gjatë javës së ardhshme do të zhvillojë vizitë zyrtare në Uashington dhe Bruksel.

Në një intervistë për Shqip, Krasniqi tha se do të takohet me përfaqësues të nivelit të larta të diplomacisë dhe politikës amerikane duke përfshirë kongresistë, me përfaqësuesin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Ecobar si dhe me Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Kurse në Bruksel Krasniqi shtoi se do të takohet me disa euro-deputetë dhe emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Krasniqi sqaroi se me ta do të diskutojnë për zhvillimet politik, situatën në veriun e vendit, procesin e dialogut dhe plani franko-gjerman.

Kjo është vizita e parë e Krasniqit në ShBA, si kryetari i PDK-së, prandaj ai po e konsideron të një rëndësie të veçantë, duke shtuar se raporti me ShBA është prioritet.

“Gjatë javës së ardhshme do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Uashington në ShBA dhe Bruksel ku do të takohem në nivele të larta të diplomacisë dhe politikës amerikane dhe evropiane. Vizitën do ta fillojë në Bruksel te hënën dhe të martën ku do te takojë shumë nga euro deputetët të cilët merren me Kosovën. Do ta takojë edhe zotëri Miroslav Lajçak i cili është ndërmjetës ne dialogun Kosovë Serbi për të vazhduar takimet në Uashington për ta takuar Gabriel Eskobar në takime në kongres me senat dhe dhomën e përfaqësuesve në këshillin e sigurisë kombëtare dhe pastaj edhe me disa nga institutet”.

“Do të takoj edhe disa nga personalitete qendrore te zhvillimeve të 20 vjetëve të fundit në raport me Kosovën dhe Ballkanin perëndimor. Ne të gjitha këto takime ne do të diskutojmë aktualitetin për zhvillimet politik ne Kosovë por edhe për aspiratat e Kosovës për integrim euroatlantik. Temat e situatës në veriun e vendit dhe procesin e dialogut dhe diskutimet për plani franko gjerman do të jenë pika të diskutimeve. Për mua është shumë me rëndësi kjo vizitë sepse raporti me ShBA ka qenë prioritar i një rëndësi të veçantë”.

Kryetari Krasniqi shtoi se do të dëgjoj perspektivën amerikane dhe evropiane në lidhje me potencialin zhvillimor të vendit, por edhe me atë se si duhet të dalë vendi nga kjo situatë.

Sa i përket raporteve me ShBA-në, Krasniqi i bënë thirrje Qeverisë për një koordinim më të madh dhe konsultim më të sinqertë, për situatën në veri dhe dialogun me Serbinë, raporton EO.

“Qëndrimet e PDK janë publike dhe zhvillimet në  vend dhe objektivave të Kosovës janë konsistente dhe këto do ti shpreh në takime zyrtarë në Bruksel e Uashington. Shumë me vëmendje dhe interes do të dëgjoj perspektivën amerikane dhe evropiane në lidhje me potencialin zhvillimor të vendit por edhe me atë se si duhet të dalim nga kjo situatë e cila e ka një potencial negativ të përshkallëzimit”.

“Ne këtë kuadër ftoj Qeverinë që raportin me ShBA mos ta sheh nga prizmi i taktizimit siç po bënë sepse raporti me ShBA dihet ta kemi raporti kryesor strategjik dhe ti qasemi me sinqeritet. Ka nevojë për një koordinim më të madh dhe konsultim më të sinqertë dhe për t’i harmonizuar veprimet edhe për situatën në veri dhe dialogun me Serbinë”.

Sipas tij, është evidente që Qeveria e Kosovës nuk po i dëgjon këshillat e ShBA-së, duke shtuar se kjo po bëhet e ditur edhe nga deklarimet e zyrtarëve më të lartë amerikan.

Mes tjerash, Krasniqi bëri të ditur se raportet e Kosovës më ShBA nuk kanë qenë kaq të zbehta asnjëherë në këto 20 vjetët e fundit. “Tashmë është evidente që qeveria e Kosovës nuk koordinohet me ShBA. Qeveria e Kosovës nuk po i dëgjon këshillat e ShBA. Kjo tashmë për fat të keq po bëhet publike edhe nga deklarimet e zyrtarëve më të lartë amerikan duke shprehur zhgënjimin më qasjen e Qeverisë”.

“Shumë shqetësues fakti që zyrtarët e qeverisë, ministrat njerëz të pushteti po sanksionohen drejtpërdrejtë duke iu anuluar edhe vizitat e planifikuara në ShBA. Kjo është situatë e paprecedentë që kurrë nuk i ka ndodhur Kosovës. Raportet tona nuk kanë qenë kaq të zbehta asnjëherë në këto 20 vjetët e fundit”, tha Krasniqi.

Lexo lajme interesante

You may also like