Raportet financiare në qeverinë e Maqedonisë së Veriut do të kontrollohen

by admin
Spread the love




Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit përshëndeti masën e Entit Shtetëror të Auditimit për të shpallur auditimin e shpenzimeve dhe aktiviteteve të Qeverisë për herë të parë në 13 vjet.

“Në drejtim të forcimit të integritetit të institucioneve dhe rritjes së transparencës së tyre, fakti që Enti Shtetëror i Auditimit në Programin Vjetor të Punës për vitin 2022, pas 13 vitesh, po planifikon një auditim të rregullsisë së raporteve financiare të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është vendim i kënaqshëm. Lufta kundër korrupsionit dhe konfliktit të interesave është e mundur vetëm përmes bashkëpunimit të përbashkët të të gjitha institucioneve” thanë nga Anti-korrupsioni. Nga ana tjetër, auditimi i funksionimit të të gjitha institucioneve vetëm sa do të rrisë transparencën dhe integritetin e tyre në shoqëri. Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit do të vazhdojë të intensifikojë bashkëpunimin me të gjitha institucionet relevante, sepse vetëm me përpjekje të përbashkëta mund të presim rezultate më të mëdha.


You may also like