Raphinha: Brazili nuk e meriton Neymarin, tifozët tanë gëzojnë kur dëmtohet  

by admin
Spread the love

Në Brazil të gjithë vëmendjen e ka marrë dëmtimi i Neymar në debutimin e Kupës së Botës ndaj Serbisë. Fati i keq e ka përndjekur gjithmonë sulmuesin e PSG-së, ndërsa është shprehur se ky është një ndër momentet më të vështira të karrierës. Ndërkohë shoku i skuadrës, Raphinha është treguar mjaft i ashpër me tifozët e vendit të tij pasi sipas futbollistit ata më shumë janë gëzuar sesa janë shqetësuar nga dëmtimi i brazilianit.

“Tifozët e Argjentinës e trajtojnë Messin si një Zot. Tifozët e Portugalisë e trajtojnë Cristiano Ronaldon si një mbret. Brazilianët janë të lumtur për dëmtimin e Neymar. Gabimi më i madh i karrierës së tij është se ka lindur në Brazil, ky vend nuk e meriton talentin dhe futbollin e tij”.- shkruan Raphinha në rrjetet sociale.

Pavarësisht kësaj, Neymar nuk heq dorë dhe ka thënë se do të bëjë të pamundurën për ti ardhur në ndihmë Brazilit dhe shokëve të skuadrës. /oversport.tv

Foto: Confederação Brasileira de Futebol, Facebook

You may also like