Ranocchia do të mungojë gjatë, Galliani synon mbrojtësin e Lazios

by admin
Spread the love

Në debutimin historik në Serie A, Monza bëri një merkato cilësore dhe synonte që të renditej në mesin e artë në klasifikim, por pas dy humbjeve në 2 ndeshjet e para të kampionatit, duket se mbijetesa është objektivi i skuadrës bardhëkuqe.

Përveç rezultateve edhe dëmtimet shqetësojnë debutuesit, sidomos ai i Andrea Ranocchia, që ka pësuar një frakturë në sfidën kundër Napolit dhe do të mungojë për të paktën 3 muaj.

Adriano Galliani duhet të ndërhyjë sërish në merkato për të plotësuar organikën në dispozicion të teknikut Stroppa.

Nicolò Rovella kishte kohë që synohej nga Monza, por tashmë kërkohet edhe një lojtarë që të zëvendësojë Ranocchian. Në shënjestër është Francesco Acerbi, që do të largohet nga Lazio, por synohet edhe nga Interi. / Oversport.tv

Foto: Andrea Ranocchia Twitter

You may also like