Rangers tregon forcën ndaj St Johnstone, mposhtet Aberdeeni i Ramadanit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Janë luajtur katër sfida të tjera të kampionatit skocez të futbollit, një ekskluzivitet i Oversport dhe Tibo. Rangers tregon forcën përballë St Johnstone dhe e mposht me rezultatin 4-0.

Është mposhtur në shtëpi me rezultatin 2-3 Aberdeeni i Ylber Ramadanit. Motherwell triumfoi në këtë takim, ndërsa mesfushori i kombëtares shqiptare u aktivizua përgjatë 90 minutave.

Fitore ka arritur gjithashtu edhe Livingston përballë Hibernian në shtëpi me rezultatin e ngushtë 2-1. Edhe St Mirren ka grumbulluar tre pikë në sfidën që luajti përballë Ross Country. /oversport.tv

Foto: Rangers Football Club, Twitter

You may also like