Ranë nga ndërtesa | Një burrë humb jetën, një grua në gjendje të rëndë – Shqip

by admin
Spread the love

Një burrë e humbi jetën, ndërsa një grua me lëndime të rënda në trup është dërguar në Qendrën e Klinikave në Shkup, ku i është ofruar ndihmë mjekësore, pasi kishin rënë në nga një ndërtesë në bulevardin “Kliment Ohridski” në Shkup.

Siç bëri të ditur MPB, në SPB Shkup dje në orën 12:57 ishte denoncuar se para një ndërtese në bulevardin “Kliment Ohridski” ishin gjetur F.M. (47) dhe K.G. (39), të dy nga Shkupi.

“Mjeku i Ndihmës Mjekësore Emergjente te F.M. kishte konstatur vdekjen. ndërsa K.G. me lëndime të rënda në trup ishte dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” për t’i ofruar ndihmë”, bëjnë të ditur nga MPB.

Ishte bërë mbikëqyrje dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

You may also like