Ramiz Lladrovci i kërkon publikisht Sami Lushtakut që ta mbështes

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se nuk po e ndjen aspak frikën e humbjes nga kundërkandidati i tij Driton Ajazi, me të cilin është në garë të balotazhit në zgjedhjet e 14 nëntorit.

Kjo sipas tij meqë qytetarët e dinë për punën e tij, dhe se Ajazi, po përdor metoda të ulëta për të fituar një grusht votash, përcjell Klankosova.tv.

”Gara nuk është e ashpër në Drenas, gara është e flliqtë. Pra, kanë përdorur metodat më të ulëta për të marrë një grusht vota dhe nuk kanë me mund t’i marrin”.

”Pse duhet ta ndjejë frikën unë kur një komunë nga një komunë një shërbim qytetari nuk e ka marrë pa gjashtë orë”.

”Unë me pikë, për qeverisje demokratike jam i pari në Kosovë. Prapë kam poena dikund kam fitu dikund jo”.

Tutje Lladrovci foli edhe për raportet që kanë me Sami Lushtakun, të cilit i kërkoi edhe publikisht që ta mbështes në zgjedhje, përcjell Klankosova.tv.

”Me Sami Lushtakun, jam rritë, me Sami Lushtakun i kam rreth 40 vjet aktivitet. Kemi pasur ngatërresat tona, dhe të mirat tona. Publikisht e thërras me më mbështet Sami Lushtaku, se s’është marre me mbështet një kandidat të PDK-së për kryetar, apo një ish- mik të vetin. Tash ai e di me kë duhet të bëhet, a me dikë të PDK-së a me keqbërësit”.

”Nuk e kam kërkuar ndihmën në raundin e parë. Unë besoj që nëse është dikush që është normal anëtar i PDK-së, sigurisht që nëse është anëtar i PDK-së do të ma japë mbështetjen. Unë nuk e besoj që Sami Lushtaku bie në atë nivel sa me e përkrah një [Driton] Ajaz”.

”Unë nuk e besoj që Sami Lushtaku bie në atë nivel, sa të bëhet pjesë e Driton Ajazit”.

 

 

You may also like