Ramën e gjen “belaja” me karrigen: E vogël kjo për mua, është bërë për pilot ajo, a s’bëni më të madhe

by admin
Spread the love

Mbrëmjen e djeshme, Kryeministri i vendit Edi Rama, ka marrw pjesë në panairin “Automotive Fair Albania”, i cili është edicioni i parë i panairit të makinave në Shqipëri, me përmasa rajonale.

Pas fjalës së tij para të pranishmëve, ku nuk fshehu ambicien që të sjellë një ditë në Shqipëri një garë të Formula1, Ramës i tërhoqën vëmendjen disa karrige në panair.

Kryeministri tentoi të ulet në njërën prej tyre, por ajo ishte shumë e vogël për fizikun e tij, duke ia bërë të pamundur që të rehatohej.

“Kjo është e vogël për mua. Bëjeni më të madhe. A nuk i bëni më të mëdha”, pyeti Rama.

Ndërsa menaxheri i ndodhur aty pranë, ia sqaroi se karrigia ku ishte ulur Kryeministri ishte dizajnuar për pilotët dhe jo për zyrat, ndaj ishte një zgjedhje e gabuar.

“Ajo karrigia aty është për avion”, iu përgjigj menaxheri, Kryeministrit.

Ndërkohë, vlen të theksohet se ky po panair organizohet për herë të parë në Shqipëri nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në panair ekspozojnë produktet e tyre 50 pjesëmarrës, të cilët janë prodhues pjesësh automotive, koncesionare të mjeteve elektrike, sipërmarrës të rinj, prodhues aksesorësh, inovatorë dhe shpikës.

You may also like