Ramë Lahaj me dedikim për nënën e ndjerë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Atij i ndërroi jetë nëna në muajin gusht.

Ndërsa sot, Ramë Lahaj ka vizituar shtëpinë e nënës së tij ku i ka bërë një dedikim prekës.

Tenori i njohur me famë ndërkombëtare ka publikuar oborrin e shtëpisë dhe një tavolinë dhe karrige teksa ka treguar se aty ka biseduar me nënën e tij.
“M’kish tha malli me i ngu hallet tua ndër qershinë tonë, që ja kemi besu tan sekretet jetësore, ku e kemi nda gëzimin e idhnimin bashkë. Mezi e mblodha forcën me t’ardhë n’oborr tuj e ditë që ma s’je aty. Qershia e tavolina jonë ku kemi kajt e keshë bashkë ishte mbulu prej ari, shkruan ndër të tjera Ramë Lahaj.

Postimi i plotë i tij:

M’kish tha malli me i ngu hallet tua ndër qershinë tonë, që ja kemi besu tan sekretet jetësore, ku e kemi nda gëzimin e idhnimin bashkë. Mezi e mblodha forcën me t’ardhë n’oborr tuj e ditë që ma s’je aty. Qershia e tavolina jonë ku kemi kajt e keshë bashkë ishte mbulu prej ari.

Tamam nuri yt nanë!

Sot nuk mu ankove as qysh reuma s’të la kurrë me flejtë rehat, as qysh diabeti po ti merr sytë e kamt, përditë e ma shumë. Shpesh ma ke bo rrafsh, që mos me m’ngarku me hallet tua.
Por sot, s’bone mirë që një llaf s ma the!

Dushku prej ari sot m’dukej shkret pa ty. Tan ato ngjyra vjeshte qe m’priten në vendin tand për mue ishin bardh e zi sot.

Nuk pata forcë me hy n’dhomë tane.

S’jam aq i fortë sa ti ke menu!
Ika si hajn pa guxu me e pi një kafe në njanin prej filxhanave t’tu, rreth të cilit kemi kujtu shpesh rrugëtimin tand jetësor të cilin vetëm një nenë shqiptare si ti mund ta mbante mbi supe.

Ika nenë!

Me vete mora veç fletët prej ari t’qershisë tonë.


You may also like