Rama:Shqipëria,brenda një dekade do të bëhet eksportuese e prodhimit të energjisë

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Konferencën Ndërkombëtare të Politikave në Abu Dhabi.

Teksa deklaroi se duhet bashkëpunimi përtej kufijve pasi problemet me të cilat po përballet bota sot janë të ndërlidhura, kreu i qeverisë tha se Shqipëria brenda një dekade pret që të bëhet një eksportuese neto e prodhimit të energjisë.

‘Vendi im është një nga vendet më të vogla në botë kështu që tundimi për të folur është vërtet i madh. Unë besoj se globalizmi është këtu dhe do të qëndrojë për aq kohë sa jetojmë në të njëjtin planet e ngrohemi nga i njëjti diell. Interesi ynë i mirëfilltë në bashkëpunimin përtej kufijve po bëhet më i madh pavarësisht refuzimeve, por duhet të bashkëpunojmë. Problemet me të cilat përballemi bëhen çdo ditë e më të ndërlidhura, ja marrim ngrohjen globale. Një çështje me një ndikim mjaft afatgjatë, sa më efektivisht do të merremi me të aq më mirë do të parandalojmë katastrofat natyrore. Sot pandemia COVID 19 një çështje globale që ka marrë shumë jetë, krahasuar edhe me humbjet si në luftat botërore. e njëjta logjikë shkon edhe për luftën kundër terrorizmit. Në këtë kohë sfidash globale, kërkohet një qasje globale.

Shqipëria bëson se përtëritja e një angazhimi të thellë është shumë herë më i nevojshëm për paqen dhe sigurinë. Këshilli ministerial ra dakord për një sërë angazhimesh për të luftuar krimin e organizuar, gjatë kohës që kryesonim OSBE-në. Shqipëria tashmë do jetë për herë të parë një anëtare e Këshillit të Sigurisë në OKB. Na duhet një integrim më i madh për axhendën e zhvillimit të qëndrueshëm. Ne jemi në të njëjtën linjë me politikat e BE-së për mjedisit. Jemi të përqendruar në diversifikimin e energjisë. Qeveria do miratojë planin e ri në përputhje me axhendën e komunitetit të energjisë. Shqipëria pret që brenda kësaj dekade të bëhet një eksportuese neto e prodhimit të energjisë.

Ne kemi përjetuar solidaritein e Emirateve të Bashkuara pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit. Ata ishin të parët që shprehën solidaritetin jo vetëm me fjalë por me vepra. jam shumë krenar ta përmbyll këtë që t’ju them se Shqipëria u ka qendruar pranë popullit afgan në lidhje me atë që ndodhi atje. Qeveria shqiptare mori përsipër për të pritur deri në 4000 afganë. Më kanë pyetur Pse? Duke bërë një gjë të tillë ne nderojmë historinë dhe traditën tonë. Ne e bëmë sepse u detyrohemi fëmijëve tanë, ata nuk duhen rritur në një mjedis ku u thuhet të mbyllin dyert, ata duhet të mësojnë përmes veprave dhe jo fjalëve’- tha Rama./Opinion.al

You may also like