RAMALLAH, 27 dhjetor /ATSH-DPA/ – Udhëheqësi palestinez Mahmoud Abbas e konsideroi sulmin e vazhdueshëm izraelit në Rripin e Gazës më shumë se një luftë asgjësimi dhe fajësoi SHBA për vazhdimin e saj.
“Njerëzit tanë nuk kishin parë kurrë një luftë të tillë më parë, as gjatë Nakbes të vitit 1948”, tha Abbas, duke përdorur një term arab që i referohet zhvendosjes masive të palestinezëve gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1948.
“Ata që shkojnë në Gaza nuk mund ta njohin atë tani”, tha kreu i Autoritetit Palestinez në një intervistë.
“Fatkeqësisht, sa herë që bota, Këshilli i Sigurimit dhe Asambleja e Përgjithshme përpiqen të ndalojnë këtë luftë, SHBA përdor veton dhe refuzon ta ndalojë luftën”, tha ai.
“Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të donin, mund të bënin një gjest ndaj Izraelit dhe Izraeli do ta ndalonte atë. Ne u themi amerikanëve se ajo që po ndodh, po ndodh me mbështetjen tuaj”, shtoi ai.
Sipas Abbas, Rripi i Gazës, një enklavë e varfër me rreth 2,3 milionë banorë, ”ka nevojë për dhjetëra miliarda dollarë për t’u rindërtuar. Gaza po përjeton një Nakaba të madhe”./ /os/