Ramabaja: Vuçiqi e din që në Kosovë janë të stacionuar trupat e KFORI-t

by admin
Spread the love




Analisti Sadri Ramabaja, sonte në emisionin debativ në TV Shenja, duke folur për situatën në Ukrainë, tha se pushtimi eventual i Ukrainës nga Rusia nuk do të nxiste inkurzion të ushtrisë serbe në Veri të Kosovës, pasi Aleksandar Vuçiq e din që në Kosovë është stacionuar NATO.

“Vuçiqi e din që në Kosovë janë të stacionuar trupat e KFOR-it, NATO. Vuçiqi e din që një luftë e re shqiptaro-serbe nuk ngjan aspak me atë që ka ndodhur në vitin 98/99. Vuçiqi e din që një hapësirë sa Kosova e sotme, Serbia e ka aneksuar në vitin 1878 e kam fjalën për Toplicën. Qytete të tëra dhe afër mbi saktësisht 998 katunde shqiptare 736 me shumicë absolute shqiptare. Pra Vuçiq e ka parasysh se hapet mundësia që shqiptarët kësaj radhe të rikthejnë atë që kanë humbur para 100 e ca viteve”, dekaroi Ramabaja. /SHENJA/


You may also like