Rama ulet në mesin e nxënësve, dëgjon rrëfim emocional për UÇK-në (FOTO)

by admin
Spread the love

Ora e parë e mësimit është paraparë t’i kushtohet “Epopesë së UÇK-së”.

Me këtë rast, kryetari i Prishtinës Përparim Rama, është ulur në mesin e nxënësve në shkollën “Hasan Prishtin” për të dëgjuar një rrëfim emocional në këtë datë të lavdishme.

“Bashkë me Besianë Musmurati, Drejtoreshën e Arsimit në Prishtinë, patëm kënaqësinë të dëgjojmë një rrëfim inspirues nga Aida Dërguti, dikur ushtare e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, e sot një grua që vazhdon të na frymëzojë si shembull i guximit të një gruaje luftëtare”, tha Rama.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

 

You may also like