Rama të rinjve: Mos paguani 10 mijë paund për të ikur në Britani, investoni në tokën e babait

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama, gjatë një vizite në Kamëz ju ka bërë thirrje të rinjve që të mos harxhojnë 10 mijë paund për të ikur me gomone në Angli, por këto para t’i investojnë në tokat e prindërve.

Ai theksoi se çdo i ri shqiptar nëse do të përkushtohej më shumë në punë, do të fitonte më shumë para se në Angli, duke ju referuar shqiptarëve që merren me punë të ndershme, dhe jo atyre të krimit.

“Investojini paratë që harxhoni për në Angli tek toka e babës dhe gjyshit, dhe ju siguroj që do të fitoni më shumë se sa atje, flas gjithmonë për ata që bëjnë punë të ndershme, jo për ata që i futen krimit”, tha Rama.

You may also like