Rama: Si e la Kosova Thaçin të gjykohet, asnjë shtet tjetër s’do linte presidentin e vet

by admin
Spread the love

Sipas Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i gjithë procesi gjyqësor kundrejt ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është një absurd i madh, por ajo çfarë e habit më së shumti kreun e Qeverisë, është fakti se shteti i Kosovës e ka lënë ish-kreun e shtetit të gjykohet në një mënyrë të tillë.

“Unë nuk besoj se do të kishte një shtet tjetër që do e lejonte presidentin e vet të gjykohej për krime lufte në të tillë mënyrë”, shtroi Rama çështjen gjatë një interviste për emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu.

Për Ramën, Kosova duhet ta quajë veten shumë me fat që ka pasur nga njëra anë Hashim Thaçin dhe nga ana tjetër Ibrahim Rugovën, në kërkesën e saj për pavarësi.

Ndaj, mbi këtë premisë, për të është e habitshme se si u lejuar që gjykim të ndodhë.

Ai argumenton kryesisht faktin se Thaçi po mbahet pa akuzë nën arrest. Kjo është çfarë i bën më shumë habi kryeministrit.

Megjithatë, në detaje që kryeministri ka treguar për bisedën që pati me Thaçin në Hague disa javë më parë, tha se i pyetur nga ai vetë, Thaçi i kishte pohuar se “nëse do të kthehej 100 herë pas, do të bënte 100 herë të njëjtën gjë”.

Sipas Ramës, fakti është se në këtë mënyrë, po baltoset edhe lufta që ka bërë Ushtria Çlirimtare e Kosovës për të fituar lirinë nga Serbia, gjë që e rëndon si gjyqin ndaj Thaçit, ashtu edhe atë në tërësi ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

Në termat shëndetësore, kryeministri pohoi se Thaçi i qe dukur në një formë fizike dhe mendore optimale.

Teksa, i pyetur mbi njeriun politik që Hashim Thaçi është, ai nuk ngurroi të thoshte se ish-presidenti i Kosovës, është një person me dhunti të jashtëzakonshme dhe se në shqiptari, nuk njeh tjetër kënd si ai.

Lexo lajme interesante

You may also like