Rama shpalos planin që për 7 minuta qytetarët të kryejnë shërbime në qendër të kryeqytetit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për medie ka folur për ridefinimin e qarkullimit në qendre të kryeqytetit, raporton Ekonomia Online.

“Ridefinimi i Qendrës së Qytetit” është projekti i Ramës të cilin ai e quajti si zgjidhje të gjithë problemeve.

Sipas
tij, 7 minuta qytetarët do të mund t’i kryejnë të gjitha punët në qendër.

“Prishtina
është e banorëve të saj, njerëzit me të drejtë ankohen për mungesën e shkollave
dhe pamundësia e gjetjes e një vend parkingu”.

“Për
shkak të mbi ngarkesës në Prishtinë nuk është e lehtë me qarkulluar në këmbë
dhe projekti ynë kryesor vjen si zgjidhje ideale që ndërlidhen njëra me tjetrën,
i cili do të tangetohet në parkingje nëntokësore”.

“…Prishtina
do të shndërrohet në 7 minuta kryeqytet dhe gjithçka çka i nevojitet qytetarit,
do të jetë vetëm 7 minuta larg në këmbë ose me transport”.

Rama nuk ka folur për fushatën, derisa tha se mund të përgjigjet herëve tjera.

Fjalimi i plotë:

Të dashur gazetarë, përfaqësues të mediave, dhe qytetarë të Prishtinës, mirë se keni ardhë!

Kam kënaqësinë të prezantoj para jush projektin “Prishtina – 7 minuta Qytet”.

Prishtina është e banorëve të saj, por gjithashtu është si kryeqytet i vendit në të qarkullon e gjithë Kosova.

Andaj, njerëzit me të drejtë ankohen për mbingarkesën e trafikut, mungesa e hapësirave publike, mungesën e shkollave dhe të çerdheve afër vendbanimeve, ose pamundësia e gjetjes së një vendparkimi edhe pasi kanë arritur në destinacion.

Si rrjedhojë, për shkak të mbingarkesës në qytet, në Prishtinë nuk është fort e lehtë me qarkullu lirshëm, as në këmbë, as me transport alternativ ose urban.

Projekti ynë kryesor, ai i Ridefinimit të Qendrës, vjen si zgjidhje ideale e shumë problemeve urbane, të cilat ndërlidhen ngushtë me njëra-tjetrën.

Me riorganizimin e qendrës së qytetit, që parasheh si Qendër të re të Prishtinës të gjithë Rrethin Qendror, i cili do të tangjetohet nga 6 pika kyçe me parkingje nëntokësore, Prishtina do të shndërrohet në “7 minuta qytet”.

Ky nocion nënkupton që secila pikë përbrenda qendrës, pra gjithçka që i nevojitet qytetarit brenda qendrës së Prishtinës, qoftë kjo shkollë, çerdhe, vend i punës, shërbim, hapësirë e gjelbëruar, kinema apo shfaqje teatrale, do të jetë vetëm 7 minuta larg në këmbë ose me transportin alternativ dhe të autobusëve urbanë, të cilët do të qarkullojnë në një frekuencë brenda 7 minutave.

Gjithashtu, lagjet përreth do të kenë qasje të lehtë e më të shpejtë në këtë zonë të qendrës.

Projekti i Ridefinimit të Qendrës së qytetit, duke e vendosur në fokus këmbësorin dhe transportin alternativ, do të na mundësojë një jetë më cilësore e më të shëndetshme, e do të na lejojë të shijojmë përjetime pozitive në përditshmërinë tonë.

Ridefinimi i qendrës e rritë vlerën shoqërore në gjithë këtë zonë dhe të gjitha lagjeve përreth.

Gjithashtu ju bëj me dije se gjatë ditëve në vijim, do të vazhdojmë takimet në të gjitha pjesët e qytetit për t’ju informuar më detajisht për projektet tona për Prishtinën praktike, të pastër dhe të përjetimeve.

You may also like