“Rama rrezik kombëtar”, anëtari i Kryesisë së PD: Shkeljen nuk e bëri se ia kërkoi Erdogan, por për karrigen e tij

by admin
Spread the love

Anëtari i Kryesisë së PD, Aldo Bumçi i ftuar në emisionin “Open” në News24 ka folur për mbylljen e shkollave turke nga qeveria, duke deklaruar se kjo gjë erdhi si pasojë e dobësimit të karriges së Kryeministrit Rama.

Sipas tij “Rama është në pikën e ti jmë të dobët si Kryeministër dhe kërkon të ruajë pushtetin duke u forcuar me aleatë si Erdogan dhe Vuçiç, duke u ktheyr në një rrezik kombëtar.”

Bumçi deklaroi se “Shqipëria duhet të ruajë marrëdhëniet e mira me Turqinë, por duke ruajtur dinjitetin dhe duke mos u përfshirë në çështjet e brendshme dhe duke u ktheyr në vasalë.”

“Është në të drejtën e shtetit turk që të kërkojë të vendosë para drejtësisë atë që mendon se ka kryer krime, porn je shtet I se drejtës nuk vepron pa fakte qoftë edhe se ia kërkon një shtet mik si Turqia. Kjo ndiqet për çdo rast. Një shtet i se drejtës nuk vepron me urdhra dhe ultimatume. Ajo që ka ndodhur mes Erdoganit dhe Gylenit nuk është puna jonë, por ne duhet të ruajmë marrëdhëniet e mira me Turqinë duke ruajtur dinjitetin. Kemi interesa për t’i ruajtur këto, por jo duke u kthyer në vasalë. Pse Rama e bëri këtë? Erdogan ka kohë që e bën këtë kërkesë, jo vetëm në Shqipëri. Ne besojmë se jemi vend demokratik, Rama po e trajton vendin si çiflig. Kjo është rrezik për të gjithë. Rama sot është rrezik i vërtetë kombëtar. Erdogan shprehu pakënaqësinë në Kuvendin tonë sepse Rama nuk i ishte përgjigjur. Rama është racional , ai është në pikën më të dobët si kryeministër. 2 gjëra i kanë mbetur që të qendrojë në këmbë, që është Vuçiç, të cilin e mbron. Ky është shumë i dobët brenda vendit. Ai ka nevojë për njerëz, dhe Erdogan është një faktor i rëndësishëm. I duhet mbështetja e Erdogan. Ka vetëm një arsye pse e bëri, është karrigia e tij. Mendon se do rrijë në pushtet me Vuçiç duke u bërë vasal, por pa vullnetin e shqiptarëve nuk mund të rrijë”, u shpreh Bumçi.

You may also like