Rama: “Që Serbia duhet të kërkojë falje nuk diskutohet”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri Edi Rama tha në Open se “Serbia pa diskutim duhet t’i kërkojë falje Kosovës” por kjo nuk vjen pa dialog tha ai nga ana e Kosovës.

Ai insistoi edhe njëherë se Kosova duhet të behet pjesë e Open Balkan.

Debati

Rama: së pari që Serbia duhet të kërkojë falje, nuk diskutohet, pyetja është kur dhe si, duke qëndruar në pozitë pasive apo në një proces. Ajo nuk ka shkon, por ajo vjen në vazhdë të marrëveshjes. Kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë.

Cështja është cili është interesi i shqiptarëve, të rrimë të barrikaduar apo të përfitojmë sa më shumë që të rrisim mirëqënien.
Ballkani i hapur është procesi i Berlinit i marrë përsipër nga ne vetë.

Sulo: ju i kërkoni shqiptarve të harrojnë krimet?

Rama: Jo , nuk do ulemi sikur ska ndodhur asgjë.

Sulo: po bëni lojë fjalësh

Rama: Jo fare, por me këtë cështje nuk ecet kështu, a duhet ne të përpiqemi të krijojmë një klimë më të mirë për njerëzit për ata pas lufte. Serbia do kërkojë falje se nuk ka ku shkon.
Ata janë në tavolinë prej vitesh.

Abilekaj: deri ku mendoni se duhet të lëshojë Kosova

Rama: kjo është cështje e dialogut, unë mendoj që cuarja e forcave speciale ka bërë efektin, ka garantuar sigurinë, e ka ngrit problemi, tani ata duhet të tërhiqen dhe serbët duhet ti heqin avionet për shoë, dhe ta marri fjalën politika dhe dialogu.
Krijimi i një atmosfere pozitive e ndihmon dialogun, kurse barrikadimi bën këtë , që serbët të vazhdojnë të bëjën viktimën. Tani dy rrugë janë , a do sjellim paqen apo do jetojmë në psikozën e një lufte imagjinare.

You may also like