Rama prezanton planin me 3 pika të qeverisë për mbrojtjen nga kriza energjitike

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas shpalljes një ditë më parë të emergjencës për furnizimin me energji elektrike, kryeministri Edi Rama prezantoi paketën e masave për menaxhimin e kësaj krize, duke theksuar se nuk do të ketë as ndërprerje dhe as rritje të çmimit të energjisë.

Më tej Rama ka thënë se qeveria ka hartuar një plan me tre pika ku garantohet furnizimi pa ndërprerje me energji elektrike, mos rritja e çmimit për familjet dhe biznesin e vogël si dhe një fond likuid për kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike.

“Plani ynë i kundërveprimit ndaj krizës energjitike ka tre pika:
1- Garantimin e furnizimit të pandërprerë me energji elektrike për të gjithë – vijon një numër masash të detajuara
2- Mbrojtjen e familjeve dhe biznesi i vogël nga rritja e çmimit të energjisë elektrike – vijon një numër masash të detajuara
3- Garantimin e fondit të nevojshëm likuid për ndërveprimin me tregun e energjisë elektrike
– vijon detajimi i instrumentave të garancisë sovrane shtetërore, i cili do të jetë i ripërtëritshëm, në vlerën 100 mln euro për kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike në fund të këtij viti dhe 100 mln euro në fillim të vitit tjetër, për të siguruar pikën një dhe dy.”  tha Rama.

You may also like