Rama për pandeminë:BE bëri veprim të turpshëm, Rusia, Truqia e Kina na ndihmoi me vaksina

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer përsëri situtës së pandemisë COVID-19, kohë në të cilën BE nuk dha asnjë vaksinë për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë një interviste për  emisionin radiofonik nga Alaister Campbell dhe Rory Stewart në Nju Jork, kreu i qeverisë tha se ishte Turqia, Kina dhe Rusia që ndihmoi Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, BE bëri një veprim të turpshëm duke përjashtuar Ballkanin Perëndimor nga shpërndarja e vaksinave.

Rama: Në Evropë po flasin gjithnjë e më shumë për gjeopolitikën, po flasin përditë e më shumë për Ballkanin Perëndimor, dhe po flasin gjithnjë e më shumë për të mos lejuar ata që i quajnë “aktorë të tretë”, që të mbushin boshllëkun. Dhe gjeje çfarë? Kur ra pandemia, të gjitha vendet përfshihen nga një periudhë pasigurie dhe kaosi. Ata bashkohen dhe i shpërndajnë vaksinat brenda vendeve anëtare të BE-së dhe neve nuk na u dha asnjë dozë. Pra, ne jemi siç thashë në mes të Evropës dhe jemi të lidhur me jetën evropiane në të gjitha mënyrat, me njerëzit që jetojnë në Evropë, me TV nga Evropa, dhe jemi ndjerë si peshqit jashtë ujit. Dhe ajo që bëmë, ishte t’i drejtoheshim Turqisë, Kinës dhe Rusisë. Dhe ishte Turqia ajo që dha vaksina për shqiptarët, ishte Kina që dha vaksina për Serbinë dhe pjesë të tjera, ishte Rusia ajo që ofroi një sasi për disa vende të tjera. Pra, pa këto tre vendet, këto tre koka “ të djallit” le të themi, nuk do të kishin mbijetuar.

A mendoni se Bashkimi Evropian bëri një gabim?

Edi Rama: Bashkimi Evropian bëri një gabim të turpshëm. Dhe pastaj ata filluan të sjellin vaksina. Tani.. dhe u thashë kur u kthyem në takimin e Këshillit: – “Mos veproni njësoj edhe me krizën energjetike. Nëse ju keni paketën për të mbështetur vendet e Bashkimit Evropian, me para shtesë mund të zbusni koston e madhe të energjisë, mos e lini Ballkanin jashtë, sepse do të ishte një shembull tjetër ku thuhet diçka dhe nënkuptohet diçka tjetër, dhe ku veprohet në një mënyrë krejtësisht ndryshe”.

You may also like