Rama për muxhahedinët: Mbështetje për t’u siguruar jetën, jo lëvizjen politike

by admin
Spread the love

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot se “muxhahedinët kanë ardhur në Shqipëri për t’u marrë në mbrojtje për jetën e tyre dhe operacioni në këndvështrimin tonë është i natyrës humanitare”.

Gjatë një interviste televizive, Rama tha se “kemi filluar një proces komunikimi me ta për të bërë të qartë se duhet të ketë një kornizë shumë të respektuar të një marrëveshje, e cila në bazën e e vetë ka garantimin e jetës dhe nuk ka sponsorizimin e lëvizjes së tyre opozitare”.

“Ne kemi konsideruar me shumë kujdes të gjitha këto detaje për të cilat po diskutojmë dhe patjetër që paralelisht do të rivendosim shumë qartë kornizën në të cilën duhet të zhvillohet e gjithë jeta e brendshme e këtij grupi në një territor të mbrojtur, ku Shqipëria ka ofruar mbështetje për t’u siguruar jetën e shëndetin dhe jo lëvizjen politike”, tha ai.

Ndërkohë, Rama tha se “nuk kemi pasur asnjë komunikim dhe ndërveprim me Iranin”.

I pyetur nëse ndjehet e rrezikuar Shqipëria për akte terroriste nga Irani, Rama tha se “ne nuk kemi të dhëna që të na bëjnë të ndjehemi të rrezikuar, por në të gjitha rastet bëhet fjalë për një regjim të egër, diabolik dhe mund të jetë edhe i paparashikueshëm”.

Lexo lajme interesante

You may also like