Rama për integrimin në BE: Veto e vendosur nga Bullgaria dëm kolateral për Shqipërinë, Holanda dhe Franca po punojnë për ta hequr

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë shtypi nga Italia, ku ndodhet për vizitë zyrtare me homologun e tij Mario Draghi, ka thënë se fati i Shqipërisë në BE është i lidhur me atë të Maqedonisë së Veriut.

Ai ka nënvizuar se Shqipëria ende nuk ka një datë për mbajtjen e mbledhjes së parë Ndërqeveritare, por ajo që duhet të bëjë është që të jetë në lartësinë e duhur.

“Ka disa vende të cilat kanë ndjekur një vijë të ndryshme, por nuk mund ta ndryshojmë këtë, por integrimi Evropian i Shqipërisë, nuk është diçka që na e kanë detyruar apo kërkuar, është diçka që është pjesë e borxhit që ne i kemi brezave të rinj. Është pjesë e fatit të Shqipërisë, ka qenë ëndrra e të gjithëve ne, që gjithnjë kanë synuar bregun tjetër të detit. Ne do të vazhdojmë të bëjmë atë që po bëjmë. Italia është një partner i pa zëvendësueshëm për të gjithë ndihmën që na ka dhënë. Ashtu si vendet e tjera partnere, mike, më pas pak durim. Zgjerimi është fati i BE, nëse BE, dëshiron të përmbyllë projektin e etërve themelues”, tha Rama.

Më tej, kryeministri shtoi se veto e vendosur nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut është një dëm kolateral për Shqipërinë. Sipas tij, Holanda dhe Franca po punojnë për ta hequr.

“Mes Shqipërisë dhe BE nuk varet as nga Shqipëria dhe as Maqedonisë së Veriut. Ka një veto në këtë rast, Shqipëria është dëmi më kolateral. Për ne nuk është e rëndësishme të kemi apo jo një datë, por e rëndësishme është që të jemi në lartësinë e duhur dhe BE të mbajë fjalën sepse ne prej dy vitesh duhet ta kishim filluar këtë proces. Nëse kjo nuk ndodh, i përket BE të marrë përsipër përgjegjësinë. Ne kemi bërë detyrat tona jo për BE, por për veten tonë. Çdo çast ne jemi të gatshëm të ulemi në tryezë. Ndarja e Shqipërisë nga Maqedonisë së Veriut është e vështirë. Do të presim presidentin e ri bullgar, do të shohim se çfarë qëndrimi do të mbajë shteti bullgar dhe do të shohim se deri ku do të arrijë efekti i të gjitha presioneve që është bërë në nivele të ndryshme. Është dhe Franca dhe Holanda që po shtyjnë Bullgarinë që ta heqi veton e saj”, përfundoi Rama.

Nga ana tjetër, kryeministri Mario Dragi tha se integrimi i Ballkanit Perëndimor i sheh vendet së bashku.

“Edhe njëherë i referohem fjalëve të kryeministrit Rama. Integrimi i Ballkanit Perëndimor i sheh vendet së bashku. Cilat janë hapat që do të bëj Italia është herët të thuhet. Këto do të kapërcehen që procesi i integrimit të vazhdojë. Zgjerimi i parë i BE për shumë vende që tani konsiderohen si partnerë të qëndrueshëm, janë dashur shumë vite. Duhet të arsyetojmë për kohët e gjata. Kjo nuk bëhet duke lidhur çështjet e lidhura me emigracionin, është strategji afatgjatë që përkufizon identitet e BE”, u shpreh Draghi.

Lexo lajme interesante

You may also like