Rama pasi takoi Thaçin në Hagë: E gjeta në top formë, Lufta Çlirimtare s’mund të rishkruhet

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, në Dhomat e Paraburgimit në Hagë.

Rama, nëpërmjet një video-mesazhi në
‘Facebook’, pas vizitës njoftoi se ish-kreu i UÇK-së ishte në, siç e quajti ai,
top formë dhe se ishte i bindur në drejtësi të plotë të Ushtrisë Çlirimtare.

“Ishte një çmallje e nevojshme.
Presidentin Thaçi e gjeta në top-formë. I bindur mbase edhe më shumë sesa kur e
kam takuar më parë se të vinte ktu se ishte një rrugë e pashmangshme për të
provuar katërcipërisht përpara drejtësisë pastërtinë e plotë të Luftës
Çlirimtare dhe natyrisht edhe pastërtinë e idealin të pjesëtarëve të UÇK-së dhe
të udhëheqësve të saj”, deklaroi Rama.

“Nuk ka shumë për të thënë. Natyrisht që, të gjithë ne jemi të bindur se Lufta Çlirimtare e Kosovës nuk mund të rishkruhet, e as nuk mund kurrsesi të futet në korniza të tjera. Sepse, ajo është tanimë e futur në kornizën e artë të sakrificave, të gjakut dhe të gjitha përpjekjeve që kanë vijuar më tej për Kosovën e lirë, demokratike dhe sovrane”, përfundoi ai.

You may also like