Rama nis ditën nga Tropoja: Kemi bërë atë çka të gjithë qeveritë e tjera të marra së bashku s’e kanë bërë

by admin
Spread the love

Kryeministri, Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një takim me banorët e Tropojës. Gjatë fjalës së tij ka thënë se gjithnjë tek qyteti i veriut ka pasur një zvillim të madh të turizmit duke theksuar se atë ca ka bërë qeveria në oushtet nuk e ka bërë asnjë tjetër

“Programi ynë i rilindjes urbane, që u përqendrua në qytet dhe preku disa pika të rëndësishme, i ka hapur rrugë një zhvillimi të turizmit që deri dje ishte thjesht një dëshirë e bazuar në bukuritë e natyrës, pa asnjë lloj kontributi nga ana e qeverisë së Tiranës. Nuk jemi mbështetur me votë në mënyrë të shpeshtë, ne kemi bërë cka të gjitha qeveritë e tjera të marr së bashku nuk e kanë bërë.

Kemi bërë punë dhe investime që jo thjesht kanë ndryshuar frymën, ngjyrën, fuqinë tërheqëse të qytetit dhe zonave më atraktive. Por, mbi të gjitha kanë hapur rrugë për këto ngjarje të këtyre viteve. Investimet në Valbonë, në pika të ndryshme dhe të mendosh që sot në këtë vit Tropoja ka numëruar më shumë se 150 mijë vizitorë, vendas e të huaj, është diçka shumë kuptimplotë. Ambicia jonë duhet të jetë që këta vizitorë të qëndrojnë sa më gjatë, dhe duhet të bëjmë më shumë punë, përpjekje dhe investime qoftë publike apo private.”

You may also like