Rama: “Me satelitët nuk do të ndërtohen më kate pa leje”, reagon Tabaku: Pse na duhen 150 km mbi tokë për diçka që dallohet në mes të Tiranës?!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama që si një ndër arsyet për dërgimin e satelitëve në hapësirë përmendi monitorimin e ndërtimeve pa leje.

Përse na duhen 150 km mbi tokë për të parë diçka që dallohet lehtësisht në mes të Tiranës, shkruan Tabaku, në një status në rrjetin social “Twitter”, ndërkohë që kritikon tenderin për satelitët.

Këtë të enjte, u nënshkrua kontrata e shërbimit satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për monitorimin me teknologji të avancuar të territorit të Shqipërisë nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit SateLogic SHBA.

“Me satelitët nuk do të ketë më mundësi të ndërtohen kate pa leje, sepse satelitët do të kenë mundësi të shohin çdo volum të ngritur në sipërfaqen e tokës”, tha Rama ndër të tjera.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri me dije se kontrata ka vlerën 6 milionë dollar dhe konsiston në përdorimin ekskluziv të dy satelitëve, “Albania 1” dhe “Albania 2”, fillimisht për një periudhë 3-vjeçare, për monitorimin e territorit të Shqipërisë.

You may also like